Për ti ndryshuar gjërat mjeti më i mirë është shkollimi.Shumë gjëra në jetë me dashje ose pa dashje i komplikojmë. Konstanta kryesore në jetë është etika e obligimit! Ndoshta shumë gjëra nuk na pëlqejnë, por rregullat na obligojnë që ti realizojmë. Çdo person që nuk mundohet të jetë i sukseshëm në jetën e tij,ai nuk mund të jetë i mirë as për jetën e tij. Kur kemi lindur, si foshnjë kemi qenë të ngjajshëm me të gjitha foshnjat e djepit,pastaj e zbulojmë se kemi një “oqean” dallimesh midis nesh.Duhet ti pranojmë dallimet,por duhet ti pranojmë edhe obligimet etike. Etika kërkon që ta mbrojmë shëndetin idividual dhe kolektiv! Imperativi kategorik është që mësimi të mbahet në distancë dhe ky obligim duhet të respektohet.Edhe profesorët që kanë disa javë punë aktive para përfundimit të karierës, me shumë përgjegjësi vendosën të harxhojë orë të tëra për të fituar pak shkathësi digjitale për të punuar me platformën, që të jenë, në shërbim të subjektëve që e ndjekin mësimin në shkollën e mesme. Sot është dita e tretë që nxënësit e bojkotuan mësimin online! Në shkollë mësimdhënësit nuk shkojnë ti shohin bankat në klasën e shprazët,por të kontaktojnë me nxënësit përmes pajisjeve që janë vendosur në paralelen e caktuar,dhe ta zhvillojnë konferencën, për realizimin programit mësimor. Më mirë të kemi disa thërrime të bukës në sofër,se sa sofra të jetë bosh. Me mësimin online nuk do të mbetet “sofra” bosh,diçka do të mësohet! Për, nxënësit e painteresuar edhe mësimi online edhe mësimi me prani fizike është një “melodi tirviale”. Të gjithë nxënësit dhe prindërit me sjellje “elegante” ta ndërprejnë bojkotin dhe ti përkushtohen mësimit online deri në afatin e caktuar.Dëshirojmë ose jo, ardhmëria e shoqërisë është në teknologjin digjitale,informatike! Rreziku nga pandemi kërkon përgjegjsi – prandaj të japim shembull të mirë: të mësojmë edhe kur jemi jashta shkollës!