Ambasadorja e SHBA-së sot pas prezantimit të donacionit të radhës për MPB-në në luftën kundër Covid-19, theksoi se vlera e pajisjeve kap vlerën e 163 mijë dollarëve dhe se të njëjtat pajisje do të mund të përdoren edhe për raste tjera të krizave shëndetësore.
“Ky donacion është një ndër shumë donacionet e SHBA-së, që kap vlerën e 163 mijë dollarëve, pajisje vitale duke përfshirë llamba, drita, rezervuar të ujit, gjeneratorë, lap top, senitajzer dhe dezinfektues”, tha mes tjerash Bërns.