12 tetori do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se në pajtim me Ligjin për festa të Maqedonisë së Veriut, 11 tetori 2020 (e diel), Dita e kryengritjes popullore, është festë shtetërore.

Ndërsa nga MPPS thonë se 12 tetori (e hënë) do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët e vendit.
MPPS në njoftim ua uron qytetarëve Ditën e kryengritjes popullore.