Toni Angelovski, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme sot gjatë qëndrimit në Strugë u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.
“Në vetëm një orë gjatë kontrollit të sotëm në Strugë, u vendosën 50 sanksione, kryesisht për automjete të paregjistruara, vozitje pa patentë shoferi, etj.” kontrolli i veprimit në Strugë do të prezantohet nesër tha ai.