Për turizmin si një nga degët më të prekura të krizës, paketa e katërt parashikon masa për të mbështetur pagat për ciceronët turistik, kthimin e taksës turistike për vitin 2019, si dhe grante për agjencitë turistike, tha kryeministri Zoran Zaev në një postim në Fejsbuk.
Zaev tregon se 150 ciceron turistike të regjistruara për në tetor, nëntor dhe dhjetor do të paguhen pagë minimale bruto prej 21,776 denarë, me vlerë deri në 160,000 euro, dhe 4,740 subjekteve që kanë organizuar bujtje në vitin 2019, do t’u kthehen 2 milionë euro, e cila është shuma e përgjithshme e taksës turistike të mbledhur në atë vit.
Për 500 agjenci turistike, siç është shkruar, janë siguruar grante në vlerë prej 3,000 deri në 7,000 euro, në një vlerë të përgjithshme prej 1,9 milionë euro, në varësi të numrit të të punësuarve, nga qarkullimi i përgjithshëm në vitin 2019 dhe nëse janë bartës të licencës A ose B.
“Paketa e re synon të sigurojë qëndrueshmëri të aktiviteteve të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, si dhe të rikuperojë aktivitete të caktuara, thekson Zaev.