Një numër i kufizuar i qytetarëve dhe banorëve u lejuan sot të hynin në Xhaminë e Madhe të Mekës gjatë fazës së parë të rihapjes.
Mbretëria ndërmori hapin e rrallë të pezullimit të Umrahut – pelegrinazhi më i vogël që tërheq miliona besimtarë gjatë gjithë vitit nga e gjithë bota – në fillim të marsit ndërsa koronavirusi u shndërrua në një pandemi globale dhe shtyu vendet të vendosnin bllokime dhe ndalime të rrugës për të ngadalësuar transmetimin, shkruan Aljazeera, transmeton Klan Kosova
Por ndërsa kombet fillojnë të lehtësojnë këto kufizime, qeveria Saudite sot filloi të lejojë një maksimum prej 6,000 pelegrinë në ditë për të hyrë në Xhaminë e Madhe në Mekë.
Vetëm qytetarët dhe banorët sauditë do të lejohen të hyjnë në xhami gjatë kësaj faze të parë të rihapjes dhe secili pelegrin ka deri në tre orë për të përfunduar pelegrinazhin.
Xhamia e Madhe, e cila po sterilizohet dhe pastrohet shumë herë në ditë, strehon Qabenë, drejt së cilës myslimanët luten pesë herë në ditë.
Adhuruesit që dëshirojnë të hyjnë në xhami për lutjet e së premtes ose për të kryer Umren duhet të aplikojnë për të rezervuar një orë dhe datë përmes një aplikacioni në internet të nisur nga autoritetet për të shmangur mbipopullimin.
Ministri Saudit i Haxhit tha se secili grup prej 20 ose 25 pelegrinëve do të shoqërohet nga një punonjës shëndetësor dhe ekipet mjekësore do të jenë aty në rast të ndonjë emergjence.
Faza e dytë për zbutjen e kufizimeve në Xhaminë e Madhe hyn në fuqi në 18 Tetor, duke lejuar një maksimum prej 15,000 pelegrinëve deri 40,000 për lutje nga banorët dhe qytetarët bazuar në kohën e caktuar përmes aplikacionit.
Udhëtarët myslimanë nga jashtë Arabisë Saudite mund të lejohen të kryejnë Umren që nga 1 nëntor, ka thënë Ministria e Brendshme.
Arabia Saudite kohët e fundit filloi lehtësimin e disa kufizimeve në fluturimet ndërkombëtare.