Reagim ndaj fjalimit të Hristijan Mickoskit
Humbësi Mickoski dhe VMRO DPMNE duhet ta dinë se të gjithë do të përgjigjen, drejtësia është këtu!
Hristijan Mickoski dhe mbështetësit e tij të paktë sonte treguan se qëndrojnë fort në anën e padrejtësisë dhe krimit të regjimit.
Në një tentim tjetër të dëshpëruar për të mbajtur kolltukun e tij në Pallatin e bardhë, Mickoski sot në mënyrë të turpshme, dhunuesit e 27 prillit të cilët tentuan të vrisnin deputetë, gazetarë dhe punonjës në Kuvend i paraqesin si heronj. Ai nuk mund ta përmbushë detyrën e vetme që i është dhënë nga Budapesti – t’i shpëtojë kriminelët nga radhët e veta.
Mickoski në mënyrë të dëshpëruar kërcënon gjyqësorin dhe prokurorinë me destruktivitetin. Nuk duhet të habitet sepse është aty ku është, i ndëshkuar nga qytetarët. I vetmuar dhe i izoluar në opozitë, duke pritur udhëzimet nga Budapesti, i rrethuar nga një numër i vogël ndjekësish shumica e të cilëve çdo ditë janë nëpër gjykata.
Humbësi Mickoski duhet ta dijë se nuk do të ketë sukses, të gjithë do të përgjigjen, drejtësia është këtu dhe secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para gjykatave dhe para qytetarëve.
Qendra për komunikim nga LSDM