Nelson Mandela, në kujtimet e tij tregon:”Pasi kisha dalë nga burgu dhe isha bërë president i Afrikës së Jugut, u kërkova rojeve të mi personal të dalim në qytet dhe të konsumonim një vakt dreke në një nga lokalet e kryeqytetit.
Zgjodhëm një lokal dhe bëmë porosinë, e cila nuk vonoi shumë.
Një person përballë meje qëndronte ulur në tavolinën e tij në pritje të ushqimit të porositur.
Njërit prej rojeve të mi i kërkova të shkojë tek ai person dhe ti kërkojë të marrë ushqimin e vet dhe të ulet e ta konsumojë vaktin bashkë me ne.
Ashtu ndodhi.
Burri erdhi dhe u ul në tavolinën tonë. Ndërkohë që hante ushqimin e tij, duart i dridheshin. Me të përfunduar, kërkoi leje dhe u largua.
Njëri nga rojat, mu drejtua dhe më tha:”Ndoshta ishte i sëmurë i shkreti, a e patë si i dridheshin duart?!”
Por unë ia ktheva:”Aspak. Ai ishte ish roja i burgut tim, ku pata kaluar shumicën e dënimit. Sa herë që më torturonin dhe kërkoja pak ujë, ky person vinte dhe më urinonte mbi kokë. Atij i dridheshin duart nga frika se mos do ta trajtoja njëlloj siç më pati trajtuar mua gjatë torturave në burg.
Por diçka e tillë nuk i shkon për shtat formimit dhe edukatës time.”