Ditëve të fundit numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm që vjen si pasoj e mos rrespektimit të masave për parandalim të virusit korona.
Në 24 orët e fundit janë bërë 1831 testime dhe janë regjistruar 243 raste të reja të covid-19 në të gjith vendin.
Ndërkaq nëse vazhdon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni, nga Këshilli i Sëmundjeve Infektive do të propozohet deri te qeveria për mbylljen e disa komunave ose më konkretisht orë policore në disa qytete ku ka më së shumti të infektuar, mirpo kjo nuk është akoma zyrtare.
Nga Ministria e Shëndetësisë apelohet deri tek qytetarët që të rrespektohen masat e duhura për parandalim e Covid-19: Mbajtja e Maskës, Distanca si dhe Higjiena personale.