Lebit Murtishi:Barcoletë…

Barcoletë…

Një piktore e shquar portretizon kokën e burrit
të vet dhe ia dhuron për ditëlindje.
Burri, sa e mori portretin në dorë, u ngrys dhe e
përplasi portretin në dysheme: Paske bërë kokën
e maçokut, tha,moj idiote!..
Në debat e sipër, morën portretin dhe shkuan të
pyesin piktorin më të mirë të qytetit, të cilit i
kërkuan të japë vlerësimin e vet, pa i treguar shkakun
që i kish prurë në atelenë e tij…
Piktori, si e vështroi me atë syrin e mjeshtrit të
vërtetë, iu drejtua piktores: Zonjë, paskeni pikturuar
një maçok të mrekullueshëm, por tjetër herë mos
u ndiko kaq shumë nga dashuria për burrin, sepse
aty-këtu, ke shprehur edhe ndonjë nuancë të pamjes
së tij….