Mbi 15 mijë të shëruar nga koronavirusi nga fillimi pandemisë në Maqedoni

Mbi 15 mijë pacientë janë shëruar nga koronavirusi nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas raportit të publikuar, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 109 raste të pacientëve të shëruar. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce mbrëmë përmes një postimi në facebook, i ka bërë thirrje të gjithë pacientëve të shëruar që të dhurojnë plazmën e gjakut dhe këtë ta bëjnë në Institutin e Transfuziologjisë.

Ndërsa numri personave që kanë ndërruar jetë është 743 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë. (INA)