Federata maqedone merr vendimin për tifozët në ndeshjen Maqedoni e Veriut- Kosovë

Ndeshja e gjysmëfinales së Play-off-it të Ligës së Kombeve në futboll, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të luhet pa praninë e shikuesve.

“Bordi i Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që mjetet nga shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Kosovë të kthehen.

Kjo do të thotë se “verdhekuqtë” definitivisht nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit maqedonas e cila do të luhet më 8 tetor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup”, shkruan mes të tjera “Ekipa”.

Ndeshje që pritet me padurim, pasi që fituesi i kësaj sfide do të luajë me fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi, për një vend në Kampionatin Evropian