Në dy orë takim mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë u nënshkruan14 marrëveshje. Shumë prej tyre janë marrëveshje ekonomike duke filluar nga shmangia e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat si dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit.
Gjithashtu në fokus është dhe një marrëveshje mbi përballimin e situatës COVID si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe transportin.
Gjithashtu, aty parashihet dhe një mbështetje financiare për Luginën.
– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i Korridorit Digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covid 19.