Lëvizja Ilirida paralajmëron protesta nëse nuk hapet kufiri me Kosovën

Hapja e kufirit me R.Kosovës ,u shëndrua në pritje të Godosë. Ky maltretim i qytetarëve dual në sipërfaqe se qenka i planifikuar nga ana e dy qeverive të R. Kosovë dhe R.M.V.
Informatat se së shpejti do hapet kufiri pa test PCR, u shëndrua në humbje të durimin normal tek qytetarë e dy anëve,pasi që dita ditës dalin informata,nga ministrat se gjoja une jam për e ai jo.Që na jepë të kuptojmë se nuk qëndron shkaku te izolimi por qenkan kapricet,dhe përplasjet në koalicionin qeveritar.Inatet i paguejnë qytetarë e gjorë,të cilëve u është marë e drejta e takimit me familjet e ndara matanë kufirit,regjistrimi i studentëve,si dhe punët afariste në mes qyteteve kufitare.
Nëse mbyllen kufijtë ajo do ishte gjenerale për të gjithë pikat kufitare,e jo selektive,virusi nuk njeh etnitet dhe shtet të gjithë i sulmon njejtë, e jo si qasja politike e qeverive me metoda selektive, të ndikojnë mbi qytetarët.Edhe nga informatat që komunikohen nga shtabi i emergjencës së Kosovës, atje është numri shumë më i ulët i infektimeve se sa te na.
Edhe janë përcaktuar masat mbrojtse,të udhëzuara nga emergjenca e R.V.Maqedonisë,të cilat respektohen nga qytetarët si këtu,po ashtu edhe në Kosovë, janë në fuqi. Prandaj nuk duhen masa shtesë,të cilat e rëndojnë buxhetin personal,edhe ashtu të dobsuar nga pandemia.
Lëvizja Ilirida nuk pajtohet me masat selektive,dhe nuk e pranon ndarjen emocionale me familjet,nga dy anët,mallzimi ka kaluar në prishjen e ndjenjave psiqike tek njerëzit e ndarë.
Prandaj apelojmë që sa më parë të hapen kufijt,se përndryshe do e ftojmë popullatën,antarsinë,simpatizantët që të ngrihemi në protesta me mënyrën demokratike që të japim mesazhin faktorit të brendshëm dhe ati të jashtëm,se qeveritë e dy vendeve i kanë tajkaluar masat e regjimit izolues,dhe se shërbehen me metoda mesjetare.
Protestat do i mbajmë në pikat e përfolura.