Zgjedhjet presidenciale në SHBA, debati i ashpër mes Trump dhe Biden

US President Donald Trump (L) and Democratic Presidential candidate and former US Vice President Joe Biden exchange arguments during the first presidential debate at Case Western Reserve University and Cleveland Clinic in Cleveland, Ohio, on September 29, 2020. (Photo by Jim WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)

Një debat kaotik ku të dyja palët përpiqeshin të ngrinin zërin dhe ku moderatori ndërhynte për të ruajtur qetësinë. Kështu mund të përshkruhet debati I parë presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, ku të dy garuesit për Shtëpinë e Bardhë nuk kursyen as ofendimet dhe akuzat personale kundrejt njëri tjetrit.

Biden e quaji Trump një kloun, racist, presidenti më i keq që SHBA ka pasur ndërsa kandidati republikan u shpreh se Joe nuk ka asgjë të zgjuar.

Sikundër ishte paracaktuar, tema e parë ku u ndal debati ishte Gjykata Supreme për të cilën Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbrojti nominimin e tij Amy Barret. Ndërsa Joe Biden përsëriti se duhet të pritet dhe pas zgjedhjeve të vendoset për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Euronews,

Pika e dytë ku u përballën dy kandidatët duke ngritur herë pas here zërin ishte edhe pandemia. Donald Trump vijoi të fajësonte Kinën për përhapjen e virusit duke akuzuar më tej edhe demokratët që sipas tij duan që vendi të rimbyllet. Joe Biden akuzoi presidentin se ka keqmenaxhuar situatën dhe se ai ka një plan për rimëkëmbjen e vendit.

Protestat kundër dhunës racore ishte një tjetër çështje e debatit. Presidenti Trump mbrojti përfundimin e trajnimit të ndjeshmërisë racore në programet federale, duke thënë se mësonte njerëzit të urrenin vendin. Biden e cilësoi rivalin racist dhe se gjatë protestave duhej të shmangej dhuna.

‘Obama care’ paketa e sistemit shëndetësor u diskutua me tension mes dy rivalëve ku Trump u shpreh se është një paketë e shtrenjtë, ndërsa Biden premtoi se do ta zgjeronte. I pyetur per çështjen e mospagimit të taksave presidenti Trump u shpreh se paguan me miliona taksa. E nga ana tjetër nuk ndali as sulmet kundrejt djalit të Joe Biden.

Trump, i cili ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse humbet zgjedhjet, përsëriti pretendimet e tij se votimi përmes postës do të çonte në mashtrim. Ndërsa Biden u kërkoi amerikanëve të bënin një plan për të votuar. Ai tha se nuk do të shpallte fitoren derisa rezultati të ishte i vlefshëm.