Ndërkohë që në Kaukaz janë riktheyr tensionet, mediat turke raportojnë se qeveria është e gatshme t’i ofrojë Azerbajxhanit, të gjithë ndihmën që do të kërkohet.
“Do t’i ofrojmë gjithçka u duhet, si iu duhet atyre”, citojnë mediat turke zyrtarët lokalë, ndërsa mëngjesin e sotëm, Hurriyet raporton duke iu referuar burimeve ushtarake për një sipërmarrje edhe më të rendësishme nga shteti turk.
Sipas gazetës, Turqia mund të dërgojë edhe ushtarë që të luftojnë në krah të Azerbajxhanit nëse ky i fundit e kërkon këtë.
Ky është një ndryshim i madh në raportet e Turqisë me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit pasi deri më tani, qeveria e Erdoganit i ka mbështetur me armë, dronë dhe municione