Sonte zhvillohet debati i parë presidencial mes Trump dhe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sonte do të përballet me të nominuarin presidencial Joe Biden në debatin e parë të drejtpërdrejtë televiziv – për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor.

Debati i parë nga tre debatet presidenciale midis Presidentit Republikan Trump dhe kandidatit për President të Demokratëve Joe Biden do të mbahet të martën në mbrëmje, 29 shtator, me debatin që fillon në orën 21:00 me kohën lokale amerikane ndërsa tek ne i bie ora 03:00 pas mesnate, njofton Klan Kosova

Debati do të mbahet në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland, Ohio, ku do të ndahet në gjashtë segmente 15 minutëshe dhe do të zgjasë 90 minuta pa pushim.

Temat që mund të ndryshojnë bazuar në “zhvillimet e lajmeve”, por në gjashtë segmentet do të jenë “Regjistrat e Trumpit dhe Bidenit”, “Gjykata e Lartë”, “COVID-19”, “Ekonomia”, “Raca”, “Dhuna në Qytetet amerikane” dhe “Integriteti i Zgjedhjeve “.