Shkurtim i institucioneve shtetërore, integrim i uebfaqeve të Qeverisë dhe ministrive në një platformë duke u integruar edhe me e-Shërbime, trasferimi i administratorëve nga sektori publik në atë privat, hartimi i ligjit për vlerësim të efikasitetit të administratorëve me tendencë të rritjes së pagës për 5%, janë disa nga prioritetet e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri në mandatin e parë të tij si ministër. Foli edhe për Ligjin për shërbimet e larta dhe për atë se kur pritet të hapen konkurset për drejtorët e rinj, por për këtë tha se vendos Qeveria.
Ndërkaq, premtoi, se pritoritet mbetet sistematizimi i 1.300 administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, të cilët marrin paga por qëndrojnë në shtëpi.