Bllokimi i lëvizjes nga vendet e BE, qytetarët e Zvicrës votojnë kundër

Qytetarët e Zvicrës kanë votuar të dielën në një referendum kundër propozimit të njërës prej forcave politike në vend, për të kërkuar bllokimin e lëvizjes së lirë nga vendet e Bashkimit Europian. Ky propozim erdhi me qëllimin që Zvicra të kishte një kontroll më të plotë të kufijve të saj dhe të përzgjidhte emigrantët që i nevojiten.

Por, nga ana tjetër, kundërshtarët parashikuan se nëse ndalohet lëvizja e lirë do të ketë një recesion të ekonomisë dhe do të demotivojë shumë qytetarë zviceranë të jetojnë dhe punojnë në vende të tjera të Europës. Ministri i Drejtësisë deklaroi se kjo gjë mund të krijonte një situatë më të vështirë se Brexit.

Por përmes referendumit qytetarët zviceranë refuzuan nismën që u votua kundër nga shumica e kantoneve.