Për momentin nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë, sepse pas rritjes iniciale të numrit të të infektuarve nga Kovid-19 gjendja është stabilizuar.
Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se numri i të diagnostifikuarve të rinj pas rritjes iniciale veçanërisht gjatë javës së kaluar, u stabilizua në afër dhjetë për qind nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra.
“Ato kontrolle të rasteve dhe kontrolle të anketave epidemiologjike të cilat i bëjnë epidemiologët tani për tani nuk lënë hapësirë për panik, gjegjësisht se ka paralajmërim se ka përhapje të pakontrolluar të virusit, diçka që do të duhej të vendoste nevojë për masa restriktive shtesë. Sinqerisht shpresoj se askush nga ne dhe as ne, as vendi ynë, as gjithë rajoni për shkak të asaj që dukshëm gjithkund ka situatë të njëjtë ose të ngjashme, nuk do të përballemi me një situatë të tillë që të rekomandojmë restrikcione”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të Ditës Botërore të Zemrës.
Sipas tij, hapi i parë do të ishte një formë e masave më të lehta dhe restriktive, e kanë paralajmëruar kufizimin e tubimeve masive, gjegjësisht ndalesë të plotë në disa komuna, rajone ku do të konsiderojnë se numrat dhe mënyrat e transmetimit tregon se ka mënyrë të transmisionit të virusit që duhet të ndalohet me një mënyrë të tillë të restrikcionit.
Potencoi se maskat në vende të hapura tani për tani nuk janë të detyruara, megjithatë po vjen periudha e vjeshtës, e dimrit në të cilën njerëzit duhet të mbrohen edhe nga ftohjet dhe nga gripi sezonal.
“Gjithashtu në disa revista ndërkombëtare tregohet se ka mundësi që grimcat PM në situatë kur ka ndotje të jenë transmetues të virusit. Domethënë këto janë argumentet të cilat po i evaluojmë ne dhe në bazë të së cilave sjellim rekomandim se çfarë mase do të sillet. Kemi komunikim të shpeshtë me presidentin Pendarovski, u interesua dhe i jap informacion për atë se si është situata me epideminë. Tani për tani nuk ka shenja se duhet të rekomandohet edhe ndonjë restrikcion tjetër më i lehtë, ndërsa larg jemi edhe nga karantina e plotë”, tha Filipçe.
Në lidhje me analizën për vdekshmërinë e rritur dhe cilat janë tendencat e fundit me KOVID-19, ai sqaroi se sa i përket analizave të brendshme të cilat i bëjnë repartet, spitalet dhe klinikat gati kah fundi është analiza e Klinikës Infektive dhe ajo gjatë javës së ardhshme do të përfundojë.
“Besoj se për një javë të gjitha qendrat do të duhet ta përfundojnë punën dhe pastaj ato rezultate do t’ia prezantojmë publikut. Do t’i shfrytëzojmë rezultatet që të bëhet analizë për qasjen, efektet, terapinë, kohën e ardhjes së spital, që ta dimë se si do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme, gjegjësisht se a mund të mësojmë diçka shtesë nja ajo”, shtoi Filipçe.