Trump: Unë i humb zgjedhjet vetëm nëse bëhen parregullsi të mëdha

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë pretendimet se ai nuk do të pranonte një dorëzim paqësor të pushtetit. Por, sipas Trump, e vetmja mënyrë për ta mundur në garë, është nëse ka parregullsi.

“Kjo është mënyra e vetme që ne do të humbim, nëse ka parregullsi. Parregullsi. Dhe duhet të jenë të mëdha. Kështu që bëni kujdes”, iu drejtua Trump gjatë një tubimi zgjedhor në Virxhinia.

“Normalisht që duam një tranzicion miqësor. Por nuk duam që të na e bëjnë me hile dhe të tregohemi budallenj”, shtoi ai.

Më herët presidenti kishte lënë të kuptohej se nëse humbiste zgjedhjet e 3 nëntorit, mund të mos e “lëshonte”, Shtëpinë e Bardhë qetësisht.