Nga Ohri nuk do të ketë fluturime për në Milano dhe Memmingen deri në mars të vitit 2021

Avio kompania “Wizz Air” përkohësisht ka anuluar fluturimet nga Ohri në Memingen dhe Milano, ky vendim do të jetë në fuqi deri në fund të marsit. Kjo kompani paraprakisht kishte suspenduar fluturimet nga Bazeli, Dortmundi, Malme dhe Londër deri më 25 tetor, shkruan SDK.

Edhe pse vetëm një fluturim në javë, ngelet e pandryshuar rregullat për fluturim në Vienë, respektivisht nuk është suspenduar.

“Wizz Air” paraprakisht informuan se do të zvogëlojnë shërbimet e tyre në Shkup gjatë dimrit, që i bije se deri në fund të marsit të vitit 2021, nuk do të ketë fluturime për në Barcelona, Bremen, Hanover, Larnaka, Sandefjord, Suedi, Stokolm dhe Vesho, para disa ditësh u suspendua edhe linija për në Salsburg.