Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se shpreson që të mos vendoset karantina si më parë, ndërsa tha se masat e tjera që po ndërmerren janë që të mos arrihet deri tek karantina. Sipas tij nëse respektohen masat atëherë nuk do të ketë karantinë.
“Në plan janë edhe vendosja e masave të reja për parandalim të mëtejshëm të përhapjes së virusit. Strategjia jonë është të vendosim masa në kohë që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në përhapje të virusit. Qëllimi është që të u iket restriksioneve lëvizjes dhe masave që përsëri do ta stopojnë ekonominë dhe do të na mbyllnin në shtëpitë e tona. Por nëse detyrohemi për atë, sigurisht që do e bëjmë. Masat që duam ti ndërmarrin janë vendosja e maskës edhe në ambient të hapur, kufizim i personave në tavolinë, në objektet hotelierike, kufizim të numrit të personave të grupimit, kontroll e fuqishme dhe dënim për ahengje familjare dhe ahengje në ambient të mbyllur, protokoll preciz i objekteve në ambient të mbyllur, sa i përket numrit të pranishmëve, distancës dhe eventualisht zvogëlimin e kapaciteteve të transportit”, ka deklaruar Filipçe, raporton SHENJA.