Prof. Mirela Karabina ,ish-Ministre e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, njëkohësisht pjesë e stafit akademik të UNS , jep përshtypjet e saj lidhur me kushtet që ofron Universiteti Ndërkombëtar në Strugë.
“Kam kënaqësinë që tashmë prej 1 viti jap leksione në UNS ,një institucion i lartë arsimor që bashkon studentët të cilët vijnë nga treva të ndryshme.
Do të ndalesha tek disa elementë që e bëjnë Universitetin Ndërkombëtar në Strugë të funksionojë si nje komunitet unik !
Së pari ,qyteti piktoresk i Strugës karakterizohet nga nje klimë e veçantë , duke krijuar në këtë menyrë një ambient të ngrohtë dhe familjar përsa i përket zhvillimit të kulturës dhe arsimit në R.M dhe me gjerë .
Së dyti ,një fenomen që më ka impresionuar vazhdimisht është harmonia e cila krijohet ndërmjet studentëve të ndryshëm duke shkëmbyer mes tyre kulturën e trashëguar dhe gjithashtu duke marrë e duke dhënë të mirat e fituara.Stafi i zgjedhur akademik siguron standarte në mësimdhënie dhe drejtimin e duhur profesional të studentëve. Të nxënët me standarte dhe marrëdhënia profesionale pedagog – student,ka lejuar hapësirën e domosdoshme për studentët ,për të qenë kërkues të metejshëm të dijes.
Së fundmi respektimi i të drejtave të studentëve në një ambjent miqësor dhe mbështetja e vazhdueshme e tyre është një nga avantazhet e këtij Universiteti!”