Dorëhiqet për arsye personale sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev

VMRO-DPMNE do të zgjedh sekretar të ri të partisë pasi Igor Janushev, ka dorëzuar dorëheqje nga ky post për arsye personale. Kryetari i partisë Hristijan Mockovski, pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Partisë deklaroi se së shpejti do të zgjedhin sekretar të ri të përgjithshëm por pa përmendur emra konkrete se kush mund të jetë. Ai po ashtu tha se do të zgjedhin edhe kryetare të re të Forumit të Gruas dhe forumit të Veteranëve të partisë.

Sot VMRO-DPMNE ka zgjedhur edhe disa anëtar të ri të Kryesisë ekzekutive të partisë.

Mickovski shtoi se do të vazhdojnë të përballen me pushtetin i cili sipas tij është mafioz dhe nuk sjell asnjë reformë në gjyqësor, drejtësi, ekonomi, shëndetësi dhe arsim.