Milla Carovska u emërua Ministre e Arsimit dhe Shkencës, me të ardhur në krye të këtij dikasteri, pa u bë një muaj bëri një ndryshim. Logoja në memorandumet zyrtare që më përpara ishte në dy gjuhë, tani është vetëm maqedonisht, ndërsa shqipja është hequr.
Për këtë e pyetem ministren Caorvska.
“Nuk kemi ndryshuar asgjë të re, për mua problematike është se, në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, memorandumi ishte në dy gjuhë, këtu shoh se kur drejtohen shqip është shqip, dhe kur drejtohen maqedonishte është maqedonisht. Pas këtij tregimit tuaj ne do të bëjmë të njëjtën praktikë sikur tek Ministria e sociales, do të kemi edhe maqedonishte edhe shqip”, tha Carovska.
Me ardhjen e Carovskës, kumtesat që i dërgon ministria e arsimit, shkruhen vetëm në gjuhën maqedonase. Drejtori i agjencisë së gjuhëve Ylber Sela, thotë se deri tani nuk ka ardhur ndonjë ankesë se Ministria e arsimit ka shkelur ligjin e gjuhëve, por nëse do të ketë një gjë të tillë, atëherë do të merren me rastin.
“Zyrtarisht ende nuk kam marr asgjë, nuk kam ndonjë ankesë. Nëse do të vij ndonjë ankesë unë do t’i drejtohem institucionit. Nëse institucionet nuk e zbatojnë ashtu siç e sheh ligji, për atë është krijuar edhe inspektorati i cili dënon institucionin me gjobë. Tek ajo pjesë nuk hyjë unë se nuk më takon mua si drejtor i agjencisë”, deklaroi Ylber Sela, drejtor i AZGJ-së.