Gastronomët dhe punonjësit e tjerë në sektorin e turizmit në Strugë dhe Ohër numërojnë humbje të mëdha nga rezervimet e parealizuara me turistë të huaj për shkak të Covid 19. Thonë se vauçerët vetëm pjesërisht i kanë shpëtuar nga humbje edhe më të mëdha.
Do të thosha se, si kompani deri në vitin e ri do të jemi me këtë rezultat, pastaj shpresojmë ndihmë nga shteti. Kemi diku 25% deri në 30% të realizimit në vitet e kaluara, nuk është e mjaftueshme që të mbijetojmë deri në vitin e ardhshëm. Rreth 750.000 euro kanë shkuar kot. Disa gjëra u arritën, qira fikse, por asgjë nuk u realizua. Nuk kishte asnjë vizitor të huaj”-tha Pero Kutanoski, menaxher hoteli në Ohër.
Nuk kemi punuar asgjë dhe institucionet duhet ta kuptojnë që ne punojmë nga prilli deri në shtator, për ta mbuluar tërë vitin. Këtë vit nuk punuam asgjë. Nëse nuk keni të ardhura, normalisht do ta mbyllni biznesin. Turizmi pritës është më i rëndësishëm për ne, si operatorë turistikë dhe si Ohër, dhe nëse të huajt nuk vijnë, nuk mund të kemi fitim”-tha Oleg Malenko, pronar i agjencisë turistike.
E vetmja shpresë për punëtorët e turizmit janë kontratat që operatorët e huaj turistikë kanë rinovuar për vitin e ardhshëm. Gastronomët thonë se në këtë moment, e vetmja gjë e mirë është se disa nga kontratat për këtë vit, operatorët e huaj turistikë i kanë rinovuar për vitin tjetër, gjë që u jep shpresë se gjërat do të ndryshojnë. Por deri në vitin e ri ata do të dinë se ku do të jenë sezonin e ardhshëm. Megjithatë, shtojnë se ndihma e shtetit është e nevojshme, të paktën për sigurimin e pagës minimale nga nëntori deri në mars.