Pendarovski me porosi deri te pjesëmarrësit në Ohër Ultra-Treil -Mbajtja e garës edhe krahas pandemisë flet për qëndrueshmëri, solidaritet dhe frymë ekipore

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi porosi deri te pjesëmarrësit dhe organizatorët e garës në vrapim malor Ohër Ultra-Treil, që do të mbahet prej datë 18 deri më 20 shtator në Parkun nacional “Galiçicë” dhe rajonin Ohër-Prespë.

Duke u dëshiruar sukses në realizimin e garës, siç kumtoi Kabineti i tij, presidenti Pendarovski në porosi vlerësoi se mbajtja e tij, edhe krahas sfidave për shkak të pandemisë së Kovid-19, flet për qëndrueshmëri, për frymë ekipore dhe për solidaritet të pjesëmarrësve dhe organizatorëve të ngjarjes.

“Për shkak të masave për ballafaqim me pandeminë e Kovid-19, shumë gara sportive në botë janë anuluar. Megjithatë, në vend që të jetë një justifikim për anashkalimin e sportit, kriza shëndetësore është një arsye më shumë të investojmë në aktivitetin sportiv dhe fizik si parakusht për një jetë të shëndoshë. Sa më shumë individë dhe bashkësi të shëndetshëm, aq më shumë shoqëri më stabile dhe ekonomi më dinamike”, thuhet në porosinë e presidentit Pendarovski.

Sipas tij, garat dhe ndeshjet sportive, veçanërisht gjatë distancës fizike dhe sociale, mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie me inkuzivitet dhe solidaritet në të cilën do të ketë vend për çdo person.

“Vlerat sportive të respektit, ferplej, barazi dhe miqësi na nevojiten gjithnjë e më shumë dhe më shumë se kurrë më parë. Këto janë vlera pozitive me të cilat duhet t’i motivojmë të gjtiha gjeneratat, veçanërisht të rinjtë tanë”, thotë presidenti Pendarovski në porosinë e dërguar.

Ohër Ultra-Treil është ngjarje sportive ndërkombëtare në natyrë që mbahet një herë në vit në Parkun nacional “Galiçica” dhe rajonin Ohër-Prespë.