Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se vaksina për COVID-19 mund të jetë gati brenda tre ose katër javësh.
“Kemi bërë një punë të mrekullueshme, dhe ne jemi shumë pranë pasjes së një vaksinë,” tha ai, duke shtuar se një vaksinë mund të ishte gati për shpërndarje përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor.
“Nëse doni të dini të vërtetën, administrata e mëparshme do të kishte dashur ndoshta vite për të bërë një vaksinë për shkak të FDA dhe të gjitha miratimeve. Dhe ne jemi brenda disa javësh nga marrja e saj … Mund të jenë tre javë, katër javë“, shtoi ai.
Po a ka të drejtë Donald Triump? Kjo ende nuk dihet me siguri.
Por në fillim të këtij muaji, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikanë Dr Anthony Fauci tha për CNN se shumica e ekspertëve besonin se një vaksinë do të ishte gati deri në nëntor ose dhjetor.
“Është e mundshme që mund ta keni deri në tetor, megjithëse nuk mendoj se kjo ka të ngjarë,” tha Dr Fauci.