Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, dyshohet për atentat (FOTO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, tek ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake një sasi eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të një makine tip Benz duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj, i cili është identifikuar si shtetasi Preng Gjini. I plagosur ka mbetur edhe një këmbësor.

Shpërthimi ka ndodhur ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re. Dyshohet se bëhet fjalë për një minë të telekomanduar.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po punon për mbledhjen e provave në vendngjarje. Ndërkohë që në këtë urë ndodhen të vendosura dhe shumë kamera të cilat mund të ndihmojnë hetuesit për të mësuar më shumë rreth shpërthimit.