Bill Gates thotë se Pfizer ka shansin më të mirë për të kërkuar miratimin urgjent të vaksinës së koronavirusit deri në muajin e ardhshëm edhe pse ai mendon se një afat kohor kaq agresiv nuk ka gjasa.
“E vetmja vaksinë që nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur, mund të kërkojë urgjentisht licencën e përdorimit deri në fund të Tetorit, do të ishte Pfizer,” i tha CNBC në një intervistë botuar të martën, manjati miliarder i teknologjisë.
Vaksina e Pfizer është një nga tre vaksinat që aktualisht ndodhet në provat klinike të Fazës 3, prova që synojnë të provojnë nëse ajo është e sigurt dhe efektive.
CEO i kompanisë, Albert Bourla tha këtë javë se prodhuesi i barnave me bazë në Nju Jork me shumë gjasa do të dijë deri në fund të muajit të ardhshëm nëse vaksina e tyre e COVID-19 funksionon me të vërtetë.
Gates vuri në dukje se vaksina e Pfizer prodhoi “nivele të mira të antitrupave” në dy fazat e para të testimit klinik.
Por ai megjithatë dyshon nëse ndonjë kandidat do të ketë një vaksinë të aprovuar në SHBA deri në fund të Tetorit, sipas CNBC.
“Unë mendoj se sapo të hyjmë, të themi, në Dhjetor ose Janar, shanset janë që të paktën dy ose tre (të kërkojnë miratim) – nëse kanë efektivitet,” tha Gates.
Gates gjithashtu vuri në dukje se Pfizer dhe tetë prodhues të tjerë të barnave janë zotuar të mos kërkojnë autorizim urgjent ose miratim për vaksinat e tyre derisa të provohen të sigurta dhe efektive. Kompanitë e bënë zotimin e përbashkët javën e kaluar mes raporteve që administrata Trump do të përpiqej të përshpejtonte procesin e miratimit.
“Lajmi i mirë është se kompanitë kryesore të vaksinave sot thanë se nuk do të aplikojnë as për licencën e përdorimit emergjent derisa të kenë një provë të efikasitetit,” tha Gates në intervistën e CNBC. “Ne gjithashtu duhet të kalojmë nëpër të gjitha hapat e sigurisë në mënyrë që njerëzit të ndjehen sikur duan të marrin pjesë në marrjen e kësaj vaksine.”