Të mos harrojmë se sa e brishtë është demokracia dhe asnjëherë të mos kthehemi më në të kaluarën e errët. Bashkërisht kemi të ardhme të ndritur. Përgjegjësia për këtë në çfarë shteti jetojmë dhe do të jetojmë është e të gjithë neve. Të vazhdojmë përpara, zëshëm dhe lirshëm, të hapur ndaj botës, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e 15 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të demokracisë.
Ka theksuar se pothuajse tre dekada ndërtojmë institucione dhe vlera demokratike, çdoherë dhe me kujdes nëpërmjet manifestimeve dhe trazirave.
“Sundimi i së drejtës, lirisë dhe barazisë së të gjithë qytetarëve, e drejta të dëgjohet edhe zëri më i ulët dhe t’i jepet rëndësi në mjedisin mediatik i cili është i lirë dhe i larmishëm, është baza në të cilën e ndërtojmë shoqërinë tonë”, ka thënë Zaev.
Para disa vitesh, shton ai në publikimin në Fejsbuk, jemi përballur me shtet të robëruar, demokracia ishte e degraduar, ndërsa mundësia për pjesëmarrje ka qenë në dorën e një grupi të vogël të privilegjuar.
“Tani është ndryshe, jemi anëtare e NATO-s, hapërojmë shpejt drejt BE-së. Proceset politike janë hapur për secilin, në mënyrë transparente dhe inkluzive. Qytetarët më nuk heshtin, por flasin zëshëm”, ka thënë kryeministri Zaev.