Qeveria në seancën e sotme, diskutoi incidentin e fundit me gjuhë e urrejtjes së shkaktuar nga një grup tifozësh në sheshin “Maqedonia” në Shkup, me ç’rast arriti në një përfundim me të cilin dënon ashpër sjelljen e tifozëve që shkakton urrejtje, përçarje dhe intolerancë mbi bazë etnike.
Qeveria u informua se MPB-ja ndërmerr aktivitete të duhura për zbardhjen e krimit, për të cilën do të informojë publikun në përputhje me rrethanat.
Qeveria i bën thirrje Prokurorisë publike të veprojë në mënyrë proaktive në kuadër të kompetencave të saj dhe të veprojë në lidhje me rastin e djeshëm të gjuhës së urrejtjes në shesh.
“Qeveria i bën thirrje të gjitha grupeve të tifozëve dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga dërgimi i mesazheve që provokojnë dhe nxisin urrejtje ose dhunë bazuar në përkatësinë racore, kombëtare dhe fetare ose në bazë të karakteristikave të tjera, e cila është e dënueshme sipas Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljen jo të hijshme në ndeshjet sportive, si dhe në përputhje me Kodin penal”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.