Dhjetë priftërinj të shquar të krishterë nga Suedia, përfshirë kryepeshkopin e Kishës Protestante Suedeze, Antje Jackelen, lëshuan një deklaratë duke dënuar veprimet anti-muslimane me aktin e djegies së Kur’anit.
Kryepeshkopi, së bashku me udhëheqësit e tjerë të kishës, u distancuan fuqimisht nga “shkelja e vetëdijshme e besimit të njerëzve”.
Këshilli vuri në dukje se veprimet e grupit racist të ekstremit të djathtë ishin “barbare”.
“Sulme të tilla rrisin polarizimin mes njerëzve në një kohë kur vendi ynë duhet të jetë i bashkuar rreth dinjitetit dhe të drejtave të gjithsecilit”, u tha nga Këshilli i Krishterë.
Partia anti-imigrim Stram Kurs (Linja e fortë) të enjten dogji një kopje të Kur’anit në Rinkeby, një lagje kryesisht e populluar nga muslimanët në Stokholm. Incidenti erdhi disa ditë pas një akti të ngjashëm në Malmoe.
Disa oficerë policie u plagosën në dhunën pasuese në rrugë dhe të paktën dhjetë vetë u arrestuan. Policia ndaloi gjithashtu drejtuesin e partisë së krahut të djathtë Rasmus Paludan të hynte në Suedi për dy vjet.