Ky racizëm i huliganëve maqedonas duhet dënuar rëndë nga institucionet

Urim Salihu

Racizmi i sotëm i një grupi banditësh duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë.Kjo duhet të jetë rëndë e sanksionuar sepse këta personazhë të mallkuar po e shndërrojnë sportin në nxitje, tensione dhe urrejtje patologjike.Pyetja është se përse ky grup më shumë mafiozë se sa sportisë, janë akoma të lirë për të vepruar si të duan dhe të fyejnë në mënyrën më ordinere një komb të tërrë.” Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” kjo t’a kallë datën edhe nëse duash të qëndrosh indiferent , përsëri është irituese.

Kjo nuk është më hera e parë që këta komitë mundohen të përfitojnë nga situatat e sportit dhe të shfryhen deri aty sa mund të krijojnë incidente me përmasa shumë më serioze.
Institucionet e shtetit, Qeveria reformatore dhe ato sportive duhet menjëherë të marrin masa të ashpra kundër këtyre personave që shkaktojnë urrejtje, dhunë dhe incidente duke i shndërruar stadiumet në vende nxitjesh dhe duke prishur rendin dhe qetësinë jashta stadiumeve duke shkaktuar shpesh edhe trazira dhe përleshje.