‘Duhet të durojmë edhe gjashtë muaj’, çfarë po paralajmëron ministri italian i Shëndetësisë

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se në fund të dimrit do të kemi shpëtuar nga koronavirusi.

“Ne duhet të durojmë edhe gjashtë muaj të tjerë. Në fund të dimrit do të jemi të sigurt” – u shpreh Speranza gjatë një interviste me gazetën italiane ‘La Repubblica’

Ai gjithashtu shpreh entuziast për vaksinës teksa tha se ‘AstraZeneca’ ka rifilluar provat e fundit klinike të vaksinës së Oksfordit pasi rasti që pati efekte anësore u vërtetua se nuk kishte të bënte me antidodin kundër koronavirusit

“Si Bashkim Europian ne jemi duke blerë një paketë vaksine 6 + 1, AstraZeneca është një nga gjashtë dhe është në fazë më të përparuar se të tjerët” – tha Speranza

Sipas Ministrit Britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock, pezullimi i provave klinike të vaksinës së Oksfrodit dhe AstraZeneca u bë për shkak të një reagimi të padëshiruar te një nga vullnetarët të cilëve iu është dhënë antidoti, i cili kishte arritur fazën e fundit të eksperimentit.