Është e pakontestueshme se zbatimi i mësimit përmes platformave digjitale mbetet sfidë, posaçërisht për shtet me resurse të vogla, siç jemi ne, dhe për ata të cilët e kryejnë mësimin, por edhe për nxënësit dhe studentët, për prindërit, për secilin prej nesh. Në përgjithësi, digjitalizimi në arsim hapë mundësi të jashtëzakonshme për lehtësim të arsimit të të gjithë qytetarëve dhe përvojave tona të deritanishme në këtë plan duhet të shfrytëzohet edhe pas përfundimit të krizës me Kovid-19.
Këtë sot e porositi presidenti Stevo Pendarovski, i cili e hapi tribunën onllajn “Digjitalizimi dhe arsimi”, në organizim të “DIG-ED”.
Pendarovski theksoi se tërë ciklin e vet arsimor e ka kaluar në vend dhe nuk konsideron se diçka e madhe na mungon.
Pendarovski i përshëndeti përpjekjet e të gjithë faktorëve në vend të cilët investojnë në përmirësim, transformim dhe digjitalizim të arsimit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska kumtoi se digjitalizimi do të jetë në fokus të punës së saj në katër vitet e ardhshme. Konsideroj se edhe në të ardhmen mund të shfrytëzohet mësimi onllajn, si vegël plotësuese, dhe paralajmëroi se së shpejti do të promovohet platforma nacionale për mësim nga largësia.
Carovska foli për sfidat në sektorin e arsimit, si çështjet infrastrukturore, nyjet sanitare, didaktika, trajnimi i kuadrit mësimor dhe zhvillimi i tyre i karrierës, qasja drejt internetit … Theksoi se ka shumë mësimdhënës të cilët nuk janë trajnuar, por shtoi se ka edhe mësimdhënës me kapacitet, të sendërtuar, entuziastë, të cilët dëshirojnë të vendosin lloj të këtillë të veglave në arsim. Informoi se ata janë në trajnim master deri të shtunën, ndërsa më pas njohuritë e përfituara do të duhet tua bartin kolegëve të tyre, për atë se si përdoret platforma dhe si krijohet mësimi në të. Gjithashtu edhe nxënësit do të kontaktohen nga mësimdhënësit që të kenë kohë të njihen me platformën, ta hulumtojnë.
Carovska tha se po negociojnë me televizionet nacionale, ato orë të cilat janë 15 minuta të xhiruara shkurt të shkojnë sipas orarit të televizionit. Theksoi se është me rëndësi platforma onllajn të mbetet “gjallë”, në vazhdimësi të trajnohen dhe sendërtohen mësimdhënësit të cilët aktivisht do ta përdorin dhe do të krijojnë shumë leksione nga lënda e vet në platformë.
Në tribunë debatuan edhe profesorët Vlladimir Trajkoviq nga UCM, Nikolla Stikov nga Fakulteti politeknik në Montreal dhe Pece Taleski, drejtor ekzekutiv i OHO.