Të vazhdohet ndihma financiare në muajt e ardhshëm, përkatësisht nga nëntori deri në prill. Kjo është vetëm një nga kërkesat që Asociacioni i hoteleve të Maqedonisë-HOTAM, zyrtarisht i dërgoi Qeverisë. Por, kërkohet një kusht për marrjen e parave në mënyrë që numri i të punësuarve në atë periudhë të mbetet i njëjtë. Është e mundur që dikush të kërkojë të largohet vetë, thonë gastronomët.
Presim që kërkesat tona të merren parasysh. Presim ndihmë lidhur me pagat e punëtorëve. Sepse në gjashtë muajt e parë, pothuajse asnjë hotel nuk ka më shumë se 30% të qarkullimit, për dallim nga 2018 dhe 2019 – tha Kërste Blazheski- kryetar i HOTAM.
HOTAM kërkon të vazhdojë lirimi i pagesës për të drejtat muzikore autoriale për aq kohë sa zgjat Pandemia. Gjithashtu kërkon të krijohet një fond për investime për sektorin e turizmit dhe kompanitë që do të investojnë në objektet e tyre në këtë periudhë.
“Ky fond mund të rimbushet duke rialokuar fonde, siç janë fondet e papërdorura për të subvencionuar qarkullimin e huaj turistik ose për të subvencionuar fluturimet me kosto më të ulët.”
Para me siguri do të mbesin edhe nga projekti i Qeverisë për pushime verore në vend, i njohur si “S’ka më mirë se në shtëpi”, si dhe leverdi të tjera. Pra, për shkak të pandemisë, sezoni i verës ka rënë në dy muaj, kështu që nëse nuk marrin ndihmë të re nga shteti, shumë hotele mendojnë të mbyllen plotësisht nga kjo vjeshtë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.