Ralph Lifshitz..

10/24/2011 - Ralph Lauren - Lincoln Center Presents: An Evening with Ralph Lauren Hosted by Oprah Winfrey - Arrivals - Lincoln Center - New York City, NY, USA - Keywords: Orientation: Portrait Face Count: 1 - False - Photo Credit: Janet Mayer / PR Photos - Contact (1-866-551-7827) - Portrait Face Count: 1

Ralph Lifshitz u shqua gjatë shkollës së mesme për kollaret që u shiste shokëve të tij në shkollë. Ai u sillte atyre kollare të pazakonta, pasi përmbanin imazhet e personave të famshëm, personazhet e filmave vizatimorë dhe shkronja të ndryshme të mëdha. Kollaret në fjalë ai i blinte nga shitës shëtitës dhe në tregje të ndryshme, për ti shitur pastaj me çmime më të larta tek shokët e tij të shkollës. Suksesi në këtë fushë e ndihmoi që tu kushtojë vëmendje më të madhe edhe mësimeve. Kështu, pasdite, Ralph kthehej në shtëpi me kokën e mbushur me dije dhe xhepin plot me para. 
Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, Ralph ndihej i mërzitur dhe i dëshpëruar. Kjo, për shkak të mbiemrit të tij (Lifshits), i cili në mes kishte fjalë që shkaktonin të qeshurat dhe ironinë e shokëve të tij të klasës dhe të gjithë atyre që e dëgjonin.
Drejtoria e shkollës u përpoq që ta mbronte nxënësin në fjalë duke i ndëshkuar personat që e tallnin dhe ironizonin për shkak të mbiemrit, por nuk ia doli ti ndalojë. Disa i ngjisnin fleta të shkruara me mbiemrin e tij dhe të tjerët e vinin në lojë pastaj.
Por, mërzia dhe dëshpërimi gjatë shkollës së mesme, u kurorëzua me një ngjarje të rëndë gjatë ceremonisë së diplomimit. Kur shkolla shpërndau “librin e shkollës” i cili përmbante fotot e nxënësve dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, të gjithë nxënësit i ndalën sytë tek ëndrra e Ralph, i cili kishte shkruar:”Dua të bëhem milioner!”
Shokët u gajasën me ëndrrën e tij dhe e bombarduan me batuta ironike. Ralph e braktisi ceremoninë dhe u kthye në shtëpi më i demoralizuar se kurrë.
Vitin tjetër ai filloi studimet për menaxhim biznes, pasi kishte ndërruar mbiemrin e tij nga Lifshitz në Lauren, për të evituar talljet dhe ironinë e kolegëve të tij në universitet. Megjithatë, nuk arriti ti përfundojë studimet, pasi vendosi të punojë si agjent shitjes në kompaninë Bronx për të fituar përvojë dhe eksperiencë, pasi synonte të hapë një qendër tregtare në të ardhmen.
Disa vite më vonë, saktësisht në vitin 1967, arriti Ralph që falë mbështetjes së fabrikave të Manhaten për rroba, të hapë një dyqan privat ku shiste kollare markë Polo. Dyqani shënoi sukses të madh, gjë e cila e motivoi të zgjerojë aktivitetin dhe të hyjë në tregun e stilimit të këmishave, xhaketave, pantallonave dhe aksesorëve të ndryshëm. Për pak vite Ralph Lauren u shndërrua në një markë tregtare të njohur, jo vetëm në Amerikë por në mbarë botën.
Në vitin 2011, revista Forbes e përllogariste pasurinë e tij në gjashtë miliardë dollarë, duke u radhitur tek më të pasurit e botës.
Por, suksesi që kishte korrur nuk e bëri ti harrojë shokët e shkollë së mesme, ata që e kishin ironizuar dhe ishin tallur me ëndrrën e tij. Në vitin 1966, pasi ishte bërë i famshëm dhe sigurisht i pasur, ai gjeti “Librin e shkollës” të vitit 1957 që përmbante fotot dhe emrat e nxënësve. Mandej i kërkoi sekretares së tij që të gjejë adresat e të gjithë atyre që i kishte shënuar me një vijë poshtë emrit. 
Pas një pune disa mujore, sekretarja i gjeti adresat dhe u telefonoi të gjithëve për tu siguruar.
Ralph i dërgoi secilit prej tyre disa nga prodhimet e tij luksoze, shoqëruar me një letër ku thoshte:”Ndoshta më mban mend, ndoshta jo. Megjithatë unë të mbaj mend shumë mirë, sepse ti je sekreti i suksesit tim. Të falënderoj. Me respekt: Ralph Lifshitz i vjetër dhe Ralfph Lauren i ri.”
Ai e kishte kuptuar se ironia dhe talljet e shokëve të tij ia kishte shtuar më shumë vendosmërinë për ti shkuar pas ëndrrës së tij. Sa herë që ishte penguar rrugës së përmbushjes së ëndrrës, i ishin shfaqur fytyrat e shokëve të tij teksa talleshin me ëndrrën e tij, gjë e cila e mbushte me energji dhe brofte për të vazhduar para.
Nuk ishte dërgesa e parë dhe e fundit postare që u dërgoi Ralph shokëve të tij. Po, ishte e para, por u shoqërua nga shumë të tjera, një herë në vit u dërgonte stilimet e reja të prodhimeve të tij.
Ralph zgjodhi që ironinë ta përdorë si energji për të ecur para. Ai nuk i harroi shokët e tij ironikë, të cilët jo vetëm që i fali, por u dërgonte dhe dhurata.

Резултат со слика за ralph lauren brand