Pas 7 muajsh, çerdhet të mërkurën pritet t’i hapin dyert për fëmijët

Të mërkurën thuajse të gjitha çerdhet në vend do t’i hapin dyert për fëmijët, por ende nuk dihet se sa prej tyre do të punojnë me kapacitet të plotë si pasojë e mungesës së kuadrit. Në 72 çerdhet publike në mbarë vendin kujdes mund të ju ofrohet 19 mijë fëmijëve. Rreth 4500 prindër që i plotësojnë kushtet nuk kanë treguar nëse do ti dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se mungesa e kuadrit nuk do të jetë sfidë për të nisë punën, por sfida kryesore do të mbetet kujdesi ndaj shëndetit të fëmijëve.

Për të ndërmarr këto hapa jemi bërë analiza të hollësishme, para së gjithash duke përcjell situatën epidemiologjike në shtet, qëndrimet e autoriteteve shëndetësore nëse është e sigurte që të fillohet me punë nëpër çerdhe. Gjithsesi, e para dhe kryesorja, të respektohen të gjitha rekomandimet e protokollit që të garantohet shëndeti i fëmijëve ose të ulet në minimum mundësia e infeksioneve – deklaroi Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Por, vendimi i Qeverisë i cili parashikon që prindërit e fëmijëve deri në 6 vjeç të lirohen nga puna, ka zvogëluar kapacitetet e kuadrit që punojnë nëpër çerdhe. Komisioni për sëmundje infektive sot nuk shqyrtoi këtë çështje. Por, nga atje thonë se për të njëjtën do të japin rekomandime në seancën e radhës.

Për prindërit me fëmijë deri në 10 vjeç, do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Komisionit – njoftojnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Çerdhet u mbyllën në muajin mars me vendim të Qeverisë si pasojë e shpërthimit të pandemisë.

Vendimi i fundit i Qeverisë që mbetet në fuqi, mbanë datën e 7 korrikut ku prindërit, të cilët kanë fëmijë nga mosha 6-10 vjeç të kthehen në punë për shkak të pushimit të verës. Aktualisht, jashtë procesit të punës mbeten prindërit, të cilët kanë fëmijë nga mosha 0-6 vjeç. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë si të punësuar nëpër çerdhe dhe shkolla.