NATO futet në konfliktin Turqi-Greqi, ja lëvizja e aleancës që ‘bashkon’ armiqtë

NATO futet në konfliktin Turqi-Greqi, ja lëvizja e aleancës

Në kuadër të përpjekjeve për zbutjen e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor, Ministri i Jashtëm Turk do takohet me kreun e Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Hulusi Akar dhe Stuart Peach i NATO-s do të takohen në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Ankara.

Takimi vjen pak ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi të premten se kishin filluar bisedimet teknike midis Turqisë dhe Greqisë për të zgjidhur tensionet mbi Mesdheun Lindor, deklarata të cilat u hodhën poshtë nga qeveria greke më vonë.

Greqia kërkon largimin e forcave turke nga Mesdheu në mënyrë që të fillojë bisedimet.

Ndërkohë ditën e djeshme Ankaraja zyrtare në bashkëpunim me Republikën Turke të Qipros, ka filluar stërvitjet ushtarake në zonë të cilat do të zgjasin deri me 10 shtator.

Tensionet greko-turke u rritën dukshëm pas fillimit të misionit të anijes kërkimore turke Oruc Reis, në Mesdheun Lindor, në përpjekje për të siguruar burimet e hidrokarbureve në zonë.

Retorika mes palëve është tensionuar shumë, sidomos pas deklaratave të së shtunës të bërsa presidenti turk Erdogan.

Megjithatë ditën e sotme zyrtarët turq, u shprehën se një ndarje e drejtë e burimeve është në të mirë të gjitha palëve.