A ke kohë për të bukurën?
Një burrë qëndroi tek stacioni i metrosë në Uashington dhe pavarësisht të ftohtit të acartë, filloi të luajë në violinë pjesë muzikore të Bethoven. Përgjatë 45 minutave pranë tij kaluan qindra e mijëra njerëz ku shumica e tyre shkonin për në punë.
Vetëm gjashtë persona u ndalën dhe dëgjuan pak për tu larguar pastaj. Njëzet prej tyre i lanë ca të holla dhe vazhduan rrugën. Atij iu mblodhën vetëm 32 dollarë.
Vetëm fëmijët ishin ata që treguan vëmendje të madhe dhe dëshirë për ti dëgjuar pjesët muzikore, sigurisht të gjendur nën presionin e prindërve për tu larguar dhe për të mos u vonuar.
Kalimtarët nuk e dinin se personi që luante në piano ishte Joshua Bell, një nga violinistët më të famshëm në botë dhe se kishte luajtur ndër pjesët klasike më të vështira, vlera e të cilës i kalonte 3.5 milionë dollarët. Këto pjesë ai i kishte luajtur para disa ditësh në një sallë të tejmbushur me njerëz në Boston, ku çmimi i një bilete ishte 100 dollarë.
Gjithçka ishte një eksperiment i përgatitur nga gazeta Uashington Post për të parë prioritetet e njerëzve dhe shijet e tyre, nga pikënisja:
Në një ambient publik, të mbushur me njerëz dhe zhurma, në një kohë të papërshtatshme, a kemi ne njerëzit aftësinë për ta nuhatur dhe shijuar të bukurën?
A i japim shans vetes për të qëndruar dhe për ta vlerësuar të bukurën?
A e kemi të mundur që të ndalojmë, ta eksplorojmë dhe shijojmë të bukurën në një vend të papritur?
Janë të shumta gjërat dhe momentet e bukura pranë të cilave kalojmë në mënyrë të pavetëdijshme, pa e ndjerë bukurinë e tyre dhe pa u dhënë kohën e duhur!