Të mos hidhen cigare, mbeturina të qelqit dhe shishe të qelqit, të mos ndizet zjarr dhe zgarë në ambient të hapur dhe në pyll, të mos lihen fëmijët të luajnë me shkrepëse dhe flakë, të mos digjet mbeturinë dhe material tjetër djegëse, as kashtë dhe nëse vërehet zjarr menjëherë të njoftohet Njësia territoriale kundër zjarreve në telefonin falas 193.
Këto janë rekomandimet nga Drejtoria për mbrojtje dhe siguri (DMS) në harmonizim me me paralajmërimet nga DPHM për valën e ngrohtë që pritet ta përfshijë vendin në ditët në vijim, veçanërisht nga e enjtja deri në mes të javës së ardhshme, kur do të aktivizohet faza e verdhë për temperatura të larta, ndërsa në disa rajone edhe faza portokalli.
Përveç rekomandimeve bazë për sjellje në kushte të tilla, DMS ndërmerr edhe masa për veprim parandalues për mbrojtje nga zjarre të mundshme pyjore në ambient të hapur. Njëhetit apelon deri tek komunat, qytetarët dhe vizitorët në vend, të kenë kujdes kur janë në ambient të hapur.