Haris: Vaksinimi masiv do të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Margaret Haris sot deklaroi se deri në mes të vitit të ardhshëm nuk pret vaksinim masiv, kundër Kovid-19, duke potencuar para se gjithash, rëndësinë e kontrolleve të rrepta të efikasitetit dhe sigurisë së tyre.

“Deri në mes të vitit të ardhshëm nuk pres vaksinim të gjerë”, deklaroi Haris në brifingun e rregullt në Gjenevë, njoftuan mediat britanike.

“Kjo është faza e tretë duhet të zgjasë më shumë, pasi që duhet ta shohim sa në të vërtetë mbron vaksina, ndërsa gjithashtu duhet të shohim sa është e sigurt”, shtoi ajo, duke folur për hulumtimin klinik të vaksinës.