Fondi për sigurim të depozitave sot kumtoi se është arritur marrëveshje me bankat për dëmshpërblimin e depozitave të siguruara nga “Eurostandard banka”.
“Gjatë ditëve në vijim, Fondi përmes kumtesës deri tek mediumet dhe opinioni do t’i njoftojë depozituesit për datën e saktë të fillimit të pagesës së dëmshpërblimit të depozitave të siguruara tek bankar – pagues dhe për orarin e depozituesve nëpër banka – pagues. Vërtetimet për pronësinë e depizitit do të jepen direkt në banka, kur depozituesi do të vijë në bankë për ta realizuar të drejtën e dëmshpërblimit. Me këtë arrihet që demozituesit të mos presin në mënyrë të ndarë për marrjen e vërtetimeve nga ‘Eurostandard banka’ SHA Shkup në falimentim”, sqarohet në kumtesë.
Bankat do ta bëjnë pagesën e mjeteve vetëm në emër të pronarit/përfaqësuesit ligjor/kujdestarit të theksuar në vërtetim, me dhënien e dokumenteve të vlefshme për ifentifikim. Në rast të pengesës, do të bëhet pagesa tek personi i cili ka autorizim të autorizuar në noter.
Nga Fondi për sigurimin e depozitave informojnë se gjatë pagesës së dëmshpërblimit do të vlejë autorizimi të cilin depozituesi tani më e ka dhënë në dispozicion me mjete nga depoziti në “Eurostandard banka” SHA Shkup.
“lëndë e dëmshpërblimit janë kryegjëja e depozitit, llogaritja e dakorduar dhe interesi i përshkruar dhe interesi që nuk ka arritur ende deri më 12 gusht të vitit 2012. Në rast kur depozituesi ka obligime ndaj bankës, vlera e përgjithshme e depozitave të depozituesit të cilat janë lëndë e dëmshpërblimit ulet për vlerën e obligimeve të tyre të përgjithshme ndaj bankës”, sqarojnë nga Fondi
Afati i pagesës së dëmshpërblimit është 36 muaj nga dita e fillimit të pagesës. Pas skadimit të kësaj periudhe kohore, qytetarët të cilët nuk kanë arritura ta realizojnë të drejtën e tyre do të mund ta realizojnë përmes Fondit për sigurim të depozitave.
Nëse vlera e dëmshpërblimit është e barabartë ose më e madhe se 5.001 denarë, atëherë transferimi i mjeteve do të bëhet përmes llogarisë bankare të depozituesit në bankë. Nëse depozituesi nuk ka llogari të hapur bankare në bankë-pagues, atëherë kjo do të bëhet në pajtim me rregullat ligjore.
Nëse vlera e dëmshpërblimit është e barabartë ose më e vogël se 5.000 denarë atëherë nga llogaria dedikuese e Fondit në bankën-paguese do të kryhet pagesa në të gatshme e mjeteve për dëmshpërblim, nëse depozituesi deri në atë moment nuk ka të hapur llogari të transaksionit në bankë.
Në rast se depozituesi ka bllokime aktive të evidentuara në Regjistrin e vetëm të llogarive të transaksionit, atëherë banka nuk do të kryejë pagesë në të gatshme të mjeteve për dëmshpërblim dhe do të hapet llogari bankare në emër të depozituesit në të cilën do të bëhet transferimi i mjeteve për dëmshpërblimin.