Ka përfunduar për sot intervistimi i Ali Ahmetit nga Porkuroria Speciale.
Kreu i BDI është u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në ndërtesën e Eulex në Prishtinë. Intervistimi i Ahmetit, në cilësinë e dëshmitarit ka zgjatur për më shumë se tetë orë, ndërsa burime për Klan Kosova citojnë se ai do të jetë gjithashtu edhe nesër në një seancë pyetjesh.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka nisur intervistimin në orën 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa ende kabineti i tij nuk kanë dhënë detaje për këtë proces.
Ftesa nga Specialja për kreun e BDI kishte shkuar në muajin korrik të këtij viti, ndërsa ai u shpreh i gatshëm për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit Special.