Bekim Qoku me reagim: Pse vetëm objektet e shqiptarëve bëhen çështje politike në liqenin e Ohrit

Në MV ka padyshim shumë objekte pa leje. Pa qenë komplotist, po pse vetëm objektet e shqiptarëve bëhet çështje politike.
Ja një objekt tërësisht pa leje dhe me gjithë shkeljet e mundshme në zemër të qytetit dhe në brigjet e Liqenit të Strugës, që mbrohet edhe nga UNESCO. Natyrisht në pronësi të një jo-shqiptari. Pse s’po bëhet çështje ky objekt, as politik, dhe për çudi, as mediatik?