Ndërroi jetë Kenan Ramadani, biznesmeni nga Shkupi i cili vepronte në Strugë

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndërrimin jetë të xhematliut dhe dashamirit tonë Kenan Ramadan nga Shkupi por që jetonte në Strugë. Myftinia e Strugës shpreh ngushëllime familjes, shokëve dhe miqve të të ndjerit, duke lutur Zotin që rahmetliun ta mëshiroj ndërsa familjes së tij t’u jap sabër – durim.
Varrimi do të bëhet nesër në namazin e drekës në fshatin Lisiçe e Epërm – Shkup.

Myftinia e Strugës