Në moshën 88 vjeçare, Sanders Kentucky u bë …

Në moshën 5 vjeçare i vdiq i ati.
Në moshën 15 vjeçare la shkollën.
Në moshën 17 vjeçare humbi katër vende pune.
Në moshën 18 vjeçare u martua.
Nga mosha 18 deri në 22 kreu shërbimin ushtarak.
Pas shërbimit ushtarak u punësua në mirëmbajtjen e hekurudhës, ku shënoi dështimin e radhës.
Aplikoi për të studiuar në fakultetin e drejtësisë, por nuk u pranua.
U punësua në një kompani si agjent shitjesh, normal që dështoi.
Në moshën 19 vjeçare u bë baba.
Në moshën 20 vjeçare e braktisi e shoqja dhe i mori dhe fëmijën.
Punoi si kuzhinier dhe pjatalarës.
U orvat të marrë kujdestarinë e vajzës së tij dhe më në fund e bindi të shoqen të kthehej në shtëpi.
Në moshën 65 vjeçare doli në pension.
Ditën e parë të pensionit, shteti i dhuroi në çek prej 105 dollarësh amerikanë.
Vendosi të vetvritej, sepse besonte se nuk ia vlente ti jetojë vitet e mbetura të jetës, sidomos pas gjithë atyre dështimeve të njëpasnjëshme.
U ul poshtë një peme për të shkruar testamentin, por në vend të testamentit, shkroi ato pak gjëra që kishte arritur gjatë jetës. Kuptoi që vetëm në një gjë kishte pasur sukses, gatimi.
Mori borxh 87 dollarë dhe bleu patate e pula të cilat i gatoi sipas një recete që kishte shpikur vetë.
Pasi i gatuante, ua dërgonte njerëzve shtëpi në shtëpi në shtetin e Kentakit, në USA.
Në moshën 88 vjeçare, Sanders Kentucky u bë miliardier dhe pronar i kompanisë KFC.