Çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që pas mesnate për 0.50 denarë të shtrenjtohet çmimi i benzinave, ndërsa i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 60,00 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 62,00 denarë.

Dizeli mbetet i pandryshuar dhe një litër do të shitet për 52,00 denarë. Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 51.50 denarë.